Rama ftesë sërish studentëve: Do shihemi para festave?

E publikuar: 17/12/2018 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edi Rama vazhdon t’u kërkojë studentëve dialog.

Teksa protestat para kryeministrisë vijojnë në ditën e 13, kreu i qeverisë Edi Rama vazhdon t’u kërkojë studentëve dialog.

Në deklarata publike apo në postime në rrjetet sociale, Rama pothuajse çdo ditë u bën thirrje studentëve që të ulen të negociojnë për 8 pikat që ata kanë shtruar, transmeton “Balkan Web”.

Pyetjen e radhës kryeministri e ka bërë sërish në një story në Instagram, ku shkruan: “Do shihemi para festave”.