Rama do të ndryshojë kabinetin. Socialistët thërrasin forumet për “gjyqin” e qeverisë

22.12.2018 00:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Edi Rama

“E para, protesta i dha një shuplakë qeverisë. E dyta, protesta i dha një grusht opozitës dhe e treta, protesta i dha një shpresë shoqërisë. Shoqëria kërkon dialog”, do të shprehej Rama më 13 dhjetor.

Protesta e studentëve ishte shuplaka e fundit, që e shkundi nga përhumbja që e kishte kapur qeverinë, që përveç mbylljes së basteve që ishte një moratorium i rëndësishëm, qeveria e pas zgjedhjeve të 2017-s nuk ka prodhuar asnjë reformë serioze dhe e vetmja gjë që i ka mbetur është të reformojë veten.

Nga kjo shuplakë e të rinjve, revolta e të cilëve në fakt është kundër varfërisë që s’i lëshon shqiptarët, Rama tregoi se ishte gati edhe për ndryshime të thella.

“Pjesë e gjakut dhe pjesë e mënyrës së funksionimit të mëtejshëm të kësaj shumice dhe të kësaj qeverie që duhet të nxjerrë reflektime të mëdha dhe duhet të bëjë ndryshime të mëdha në mënyrën sesi i qaset problemeve falë kësaj shuplake që ka marrë”, do të vijonte Rama fjalën e tij në seancën plenare të dhjetorit.

Protesta 17-ditore e studentëve në fakt ishte e fundit e një serie ngjarjesh dhe skandalesh që përfshinë qeverinë përgjatë më shumë se një viti. Në fakt, qeveria ka bërë disa ndryshime të pjesshme.

Dosja “Habilaj” solli largimin e Saimir Tahirit nga qeveria. Më pas erdhi “Babalja”, e cila edhe pse sipas Prokurorisë ishte një sajesë në thelb për Fatmir Xhafajn, anëtarin e qeverisë së Ramës, pas saj qëndronte pyetja për të vëllanë e dënuar për trafik droge.

Largimi i Xhafajt, megjithatë, nuk mjaftoi të freskonte qeverinë, e cila në mesin e mandatit të tyre nuk e ka freskinë për t’i bërë ballë shumë sfidave që ka përpara. Atëherë kur mendohej se do të binte qetësia, shpërtheu skandali i tenderave për “Unazën e re”.

Por, vetëm protesta e studentëve e bëri kryeministrin të kuptojë se riparimet e vogla nuk mjaftojnë.

Ministritë janë bërë jofunksionale dhe nuk marrin dot përgjegjësi, siç e tregoi rasti i fundit me ministren e Arsimit. Gati gjysma e ministrave kanë mbi 5 vite pa lëvizur, çka e ka kthyer këtë në qeverine e mandateve të gjata dhe punëve të shkurtra. Qeveria duket e pasur në njerëz dhe e varfër në ide.

Socialistët mësohet se kanë planifikuar mbledhjen e Kryesisë së tyre më 24 dhjetor, e cila do të jetë një analizë e punës së qeverisë para mbledhjes së Asamblesë. Rama ka dhënë sinjale se do të bëjë ndryshime, ndërsa duket se ka ardhur koha që ato të jenë shumë të thella, sepse perceptimi popullor është se qeveria nuk ka funksionuar, e se në këtë mandat të dytë ka pasur shumë fjalime e projekte dhe pak rezultate.

Ndryshimi i ndonjë ministri për të kënaqur egon e protestuesve nuk do të jetë zgjidhje, as për studentët, as për vendin dhe as për vet mazhorancën e Ramës. Studentët ngelës po e ndihmojnë Ramën të heqë ministrat ngelës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Paradoksi zgjedhor ?!

Paradoksi zgjedhor ?!

Fitorja e dy opozitave në Kosovë dhe pikëpyetjet e bashkëjetesës së tyre

Fitorja e dy opozitave në Kosovë dhe pikëpyetjet e bashkëjetesës së tyre

Veseli në mediet amerikane: Kosova dhe SHBA-ja janë demokraci të bashkuara kundër korrupsionit

Veseli në mediet amerikane: Kosova dhe SHBA-ja janë demokraci të bashkuara kundër korrupsionit

Pse s’ska progres në Kosovë tash e sa palë zgjedhje?

Pse s’ska progres në Kosovë tash e sa palë zgjedhje?

Fondi i Ekselencës së Gjilanit, yrrnek për Fondin Nacional

Fondi i Ekselencës së Gjilanit, yrrnek për Fondin Nacional

Votoni gra

Votoni gra

Interesante retorika zgjedhore se kinse ‘Amerika është ajo që na ka zgjedhur

Interesante retorika zgjedhore se kinse ‘Amerika është ajo që na ka zgjedhur

Vitet e humbura

Vitet e humbura

Krasniqi: Mos bëni lojë me kufirin, nuk është pronë e asnjë individi

Krasniqi: Mos bëni lojë me kufirin, nuk është pronë e asnjë individi

‘Ky të shkojë të rregullojë surratin pastaj të blejë avion’!

‘Ky të shkojë të rregullojë surratin pastaj të blejë avion’!

Ç’ndodh me Temenosin kur e përdhosin?

Ç’ndodh me Temenosin kur e përdhosin?

Koha qe te flasim per rendesine e zgjedhjeve!

Koha qe te flasim per rendesine e zgjedhjeve!

Të mjerët dhe prapë të mjerët

Të mjerët dhe prapë të mjerët

Frika se mos Enveri vdiste gjatë aktit seksual – Cila ishte Nexhmije Hoxha

Frika se mos Enveri vdiste gjatë aktit seksual – Cila ishte Nexhmije Hoxha

Ramushi – hero dhe viktimë

Ramushi – hero dhe viktimë

Takimi Haradinaj – Ahmeti, takimi që i zgjat jetën Qeverisë dhe përfiton koalicionisti në të dy qeverisjet

Takimi Haradinaj – Ahmeti, takimi që i zgjat jetën Qeverisë dhe përfiton koalicionisti në të dy qeverisjet