Rama: Do ta zgjerojmë paketën financiare gjatë muajit prill

E publikuar: 01/04/2020 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se do të ketë zgjerim të paketës financiare gjatë muajit prill, për t’iu ardhur në ndihmë bizneseve të prekura nga koronavirusi, transmeton Klan Kosova.

Gjatë ditës së sotme, kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim virtual me bankat për paketën financiare të luftës.

“Me bankat për paketën financiare të luftës, vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë dhe zgjerimin e paketës gjatë muajit prill”, shkruan Rama.

Ndërkohë sot atje hyri në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave për pagesën e papunësisë të ardhur gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore si pasojë e koronavirusit.

Kjo është e vlefshme për të gjitha bizneset, të cilat për vitin 2019 kanë realizuar të ardhura deri në 14 milionë lekë dhe kanë ndërprerë aktivitetin në zbatim të Urdhrave të Ministrit së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), të dala për këtë qëllim, si dhe duhet të kenë përgjegjësi tatimore për tatimin e thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimin mbi fitimin, shkruan Ora News.