Rama: Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet

E publikuar: 22/11/2018 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edi Rama ka dënuar sulmin ndaj policëve nga protesta e banorëve që kanë dalë para godinës së Parlamentit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sulmin ndaj policëve nga protesta e banorëve që kanë dalë para godinës së Parlamentit e dënon duke theksuar se ajo në emër të paligjshmërisë nuk do të tolerohet.

“U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!“, u shpreh Rama në një postim në “Tëitter“.

Më tej ai ju theksoi që të marrin atë që u jep ligji e largohen nga rruga.

Ja postimi i tij i plotë:

Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumenta prone a vetëm strehën pa leje:Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës!Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga.