Rama: Brenda këtij muaji Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht

E publikuar: 21/05/2020 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kryeministri shqiptar Edi Rama duke folur për mënyrën sesi u menaxhua kriza e coronavirusit u shpreh se brenda majit Shqipëria do të jetë e hapur tërësisht.

“Përderisa ne ja dolëm natyrisht që s’mund të kesh bërë zgjedhjen e gabuar dhe duke mos dëgjuar Shekspirin të bjerë pre e zinxhirit të budallallëkut që kalon sy më sy e vesh më vesh. Brenda majit Shqipëria do jetë e hapur tërësisht dhe ne duhet të përgatitemi për sezonin turistik”, deklaroi Rama.
Po ashtu kreu i qeverisë u shpreh se edhe nëse do të na vijë një valë tjetër më e rëndë se ajo që kaluam, do të përballojmë me sukses.

“Në rast se do të vijë një valë tjetër më e rëndë se sa ajo që kaluam edhe sikur të përsërisnim të njëjtat gjëra sidoqoftë do ta përballojmë me atë sukses që e përballuam që sot shihet me admirim nga vendet e tjera”, tha ndër të tjera Edi Rama /abcnews.al/