Rakitic: Shitja e Neymarit ishte vendim i keq nga klubi

E publikuar: 22/09/2017 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori kroat, Ivan Rakitiç ka thënë se Barcelona ka marr një ‘vendim të keq’ për të shitur Neymarin te Paris Saint-Germain, edhe pse u transferua për shifrën rekord prej 222 milionë eurosh.

Gjigantët e La Ligës e gjetën veten të detyruar në një qoshe pasi braziliani bëri të qartë se ai donte largimin dhe PSG paguante paratë për të prishur klauzolën e lirimit të tij.

Pasi u nda nga një prej sulmuesve kryesorë në futbollin botëror, Barça shpejt u orvat në përpjekje për të mbuluar.

Pjesa e tarifës që Neymar solli te klubi u shpenzua në transferimin e mesfushorit brazilian Paulinho dhe anësorit sulmues francez, Ousmane Dembele, por Rakitic pranon se 25-vjeçari do të jetë një autogol i madh në Camp Nou.

“Për mua personalisht, ajo ishte me të vërtetë e vështirë, jo vetëm sepse ai është një nga lojtarët më të mëdhenj, pasi gjithashtu, për mua, ai është një person i madh”, ka thënë fillimisht Rakitic për BBC World Service.

“Ai ishte me të vërtetë i rëndësishëm për zhveshtore tonë, dhe për mua ai është një nga djemtë më të mirë që njoh në futboll”.

“Pra, për mua ishte me të vërtetë një vendim i keq sepse më pëlqente ta kisha në ekip”.

“Ne duhet ta respektojmë vendimin e Neymar për tu larguar”.

“Nëse një ekip mund ta blejë atë dhe ai vendos të largohet nga Barcelona, ​​ne duhet ta respektojmë dhe t’i urojmë fatit më të mirë”.

“Shpresojmë se ai mund të shënojë shumë gola dhe të jetë i lumtur në Paris, por ne duhet të shkojmë në rrugën tonë dhe të jemi të fortë së bashku edhe pa Neymarin”, përfundoi mesfushori kroat. /Telegrafi/