Rakitic kërkon kalimin te Interi?

E publikuar: 08/02/2019 10:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ivan Rakitic thuhet se po kërkon të largohet nga Barcelona, ​​duke e vënë Interin në alarm të kuq këtë verë.

Sipas mediumit italian Gazzetta dello Sport, Interi tashmë i është drejtuar Rakiticit, i cili nga ana tjetër dëshiron të largohet nga Camp Nou, duke sinjalizuar ‘një mesazh të qartë’ për Nerazzurrët.

Gazeta shkruan se çështja e së ardhmes së mesfushorit në Camp Nou ka ‘shpërthyer’ në orët e fundit pas marrëveshjeve të Blaugranëve me Frenkie de Jong dhe ndoshta edhe Adrien Rabiot.

Interi, nga ana e tyre, tashmë ka një kontingjent të rëndësishëm kroat që përfshin Marcelo Brozovic, Sime Vrsaljko dhe Ivan Perisicin.

Rakitic është njëri nga lojtarët kryesor të Basçës në vitet e fundit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

La Gazzetta shton gjithashtu se 30-vjeçari është gati të fillojë një cikël të ri me Interin dhe mund të kushtojë rreth 30 milionë euro.

Rakitic u bashkua me Barcelonën nga Sevilla në verën e vitit 2014 dhe ka fituar tre tituj të La Ligës dhe një Ligë të Kampioneve, ndërkohë që ndihmoi Kroacinë të arrij në finalen e Kupës së Botës më 2018.

Klubi i Milanos gjithashtu vazhdon të jetë ende i interesuar për Luka Modricin e Real Madridit, kontrata e të cilit skadon vitin e ardhshëm, por tani ky shihet vetëm si alternativë.

Vera e këtij viti pritet të jetë e nxehtë për klubin italian që synon t’i kthehet trofeve pas rikthimit në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve. /Telegrafi/