Rakitic i pagabueshëm nga penalltitë, meritë e vjehrrës

E publikuar: 09/07/2018 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesja e Kroacisë është një nga befasitë më të bukura të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’.

Kroatët janë kualifikuar në gjysmëfinale ku do të përballën me Anglinë.

Por, për ta arritur deri këtu ata nuk e kanë pasur aspak lehtë. Iu është dashur të triumfojnë në penallti ndaj Danimarkës dhe Rusisë.

Kur flasim për penalltitë menjëherë mendja shkon te Ivan Rakitic, i cili është treguar gjithmonë i saktë dhe vendimtar nga pika e bardhë.

30-vjeçari është vendosur i pesti nga trajneri kroat, pra penalltia e tij është ajo që vendosi fatin e kroatëve në dy ndeshjet e fundit.

Ylli i Barcelonës ka zbuluar pas këtij suksesi qëndron një provokim i vjehrrës së tij që ia ka bërë në vitin 2014 sa ishte pjesë e Sevillas.

Ivan Rakitic pasi shënoi penalltinë finale ndaj Rusisë (Foto: Getty Images)

“Pasi humba një penallti ndaj Rayo Vallecano vjehrra më dërgoi një fotografi të qenit tim dhe më tha se ai gjuan penalltitë më mirë se unë”, ka thënë Rakitic, duke treguar se ky provokim e ka motivuar atë të jetë më i saktë nga pika e bardhë.

Duke parë pasigurinë e Luka Modric nga penalltitë, Raktic është shpëtimtari i vetëm i Kroacisë nëse fati i tyre do të varet prapë na penalltitë.

Por, duke parë qetësinë e yllit të Barçës, kroatët nuk kanë ndonjë arsye për panik dhe me sa duket për këtë duhet të falënderojnë vjehrrën e lojtarit. /Telegrafi/