Rakiq nesër takohet me Vuçiqin, flasin për hapat e ardhshëm kundër taksës

E publikuar: 28/11/2018 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Listës Srspska, Goran Rakiq, ka treguar se nesër do të udhëtojë drejt Beogradit për t’u takuar me presidentin e Serbisë, Aleksadner Vuçiq, me qëllim që të koordinohet për hapat e mëtutjeshëm pas zhvillimeve të fundit në Republikën e Kosovës.
Ky takim i Rakiqit me presidentin serb vjen pas vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vendosje të taksës prej 100 për qind për produktet me origjinë serbe.

Në një bisedë për ‘tanjug’ Rakiq ka thënë se serbët e Kosovës do të vazhdojnë me protesta paqësore kundër masave të vendosura nga Prishtina që sipas tij ‘ janë në kundërshtim me të drejtat e njeriut’, transmeton Gazeta Express.

Rakiq dje së bashku me tre kryetar tjerë të komunave në veri kanë dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit, ndërkohë asamblistët e këtyre komunave si kundërpërgjigje ndaj masave të Qeverisë, kanë nënshkruar një rezolutë sipas të cilës do të ndërpresin komunikimin me Prishtinën.