Raka:Koronavirusi është rikthyer fuqishëm

E publikuar: 15/06/2020 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas konfirmimit të 129 rasteve të reja sonte në Kosovë, ka reaguar edhe mikrobiologu Lul Raka, shkruan Insajderi.

Raka ka thënë se virusi Covid-19 është rikthyer fuqishëm në Kosovë për shkak të pakujdesisë së treguar nga qytetarë.

Raka thotë se lirimi i masave ka qenë gabim.

Gabimi i gjithë qytetarëve është se prej fillimit kam thënë që duhet të respektohen masat të vendosen maskat”, tha Raka në lidhje direkte për Klan Kosova…virusi është rikthy fuqishëm, përcjell Insajderi.
Sipas tij, situata është shqetësues me rastet e fundit.

Madje, ai përmend rastet se si shumë qytetarë po dalin nëpër vende publike, pa asnjë masë mbrojtëse.

Raka, ka bërë thirrje që qytetarët t’i respektojnë masat derisa institucionet të marrin vendime konform situtates aktuale./Insajderi.org