Raiffeisen Bank organizon të Premten takimin informativ në kuadër të programit të akselerimit Elevator Lab

E publikuar: 16/05/2018 13:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edicioni i dytë i Elevator Lab shënoi startin më 25 Prill nisur nga suksesi dhe zbulimet e vitit të kaluar ku u bë hapja e aplikimeve në Elevator Lab Challenge Albania.

Aplikimet do të mbyllen më 23 Maj për tu pasur nga shpallja e finalistëve më 31 Maj dhe e fituesve në Qershor.

Elevator Lab është një program akselerimi i Raiffeisen Bank International i cili për herë të parë u lançua në Qershor të 2017-ës.

Me akses në 14 tregje të ndryshme, Elevator Lab është akseleratori fintech më i madh në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Në kuadër të Elevator Lab Challenge, Raiffeisen Bank Albania do të organizojë të Premten një takim informativ me komunitetin e startupeve për tu njohur më nga afër me garën dhe mundësitë e shpërblimet që sjell me vete.

Elevator Lab Challenge është një garë ekskluzivisht për tregun Shqiptar i cili jo vetëm që sjell shpërblime deri në 5,000 euro, por edhe një WILD CARD për raundin e fundit të programit të akselerimit si dhe një udhëtim në Vjenë më 27-28 Gusht.

Jo vetëm fituesit por edhe finalistët do të kenë përfitime nga Elevator Lab Challenge.

Ata do të rrisin njohjen e markës së tyre por edhe të krijojnë kontakte me menaxherë të nivelit të lartë nga banka Raiffeisen por edhe kompani inovative.

Axhenda e takimit të së Premtes vijon si mëposhtë:

16:00 – 16:10 Hapja Viola Smaja, Raiffeisen Bank Albania

16:10 – 16:20 Komuniteti i Startupeve në Shqipëri dhe përfitimet nga programet e akselerimit

  • Sokol Vladi, Country Manager, Microsoft Albania
  • Kushtrim Shala, ICTSmedia managing partner
  • Gerti Boshnjaku, Founder & CEO at New Media Communications

16:20 – 16:40 Programi Elevator Lab

  • Anila Hoxha, Raiffeisen Bank Albania

16:40 – 17:30  Panel Diskutimi me Jurinë e Elevator Lab

  • Alda Shehu, Migena Kuka, Anila Hoxha,  ErionSerti, Resmi Hibraj, Rigers Kristo, Sokol Vladi, Kushtrim Shala

17:30 – 18:00 Mbyllja

Takimi informativ do të mbahet pranë Qendrës Protik dhe starton në ora 15:30 për tu përmbyllur në ora 18:00.

Rreth RBI-së

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu edhe Evropës Qendrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj Grupi ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve,gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.

Në total, ,më shumë se 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.5 milion klientëve nëpërmjet 2,400 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës.

Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 përqind të aksioneve, pjesa tjetër është e lire.Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI është institucioni qendror i bankave Raiffeisen në rajon dhe  institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion. /PCWorld Albanian