Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit “Sfida Elevator Lab”

09.05.2019 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit “Sfida Elevator Lab”

Më 7 Maj 2019, Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit “Sfida Rajonale Elevator Lab Shqipëri & Kosovë”.

Programi Elevator Lab u prezantua për herë të parë në Qershor të vitit 2017 nga Raiffeisen Bank International. Elevator Lab është tashmë akseleratori fintech më i madh korporatë në Europën Qendrore dhe Lindore. Ky është sezoni i tretë i Elevator Lab dhe Grupi RBI po kërkon aplikime nga fintechs ndërkombëtarë në fusha të ndryshme. Dhjetë bankat e rrjetit të RBI-së në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE) pjesë e saj dhe Shqipëria dhe Kosova mbështesin programin e gjerë të grupit me iniciativën e tyre “Sfida Elevator Lab” dhe “Elevator Lab Bootcamp”.

Raiffeisen Shqipëri dhe Kosovë organizojnë për të dytin vit radhazi programin “Sfida Elevator Lab”. Këtë vit ky program vjen me një risi, Elevator Lab Shqipëri & Kosovë i janë bashkuar programit duke ju dhënë mundësinë start-upeve nga të dyja vendet për të paraqitur idetë e tyre në një konkurs të vetëm në 2019, “Sfida Rajonale Elevator Lab” Shqipëri & Kosovë.

“Sfida Rajonale Elevator Lab” Shqipëri & Kosovë ju bën thirrje të gjithë të interesuarve, start-upeve, etj që mund të aplikojnë me idetë dhe zgjidhjet e tyre në fushat Regtech, Bankingu SME (SME Banking), Bankingu Retail (Retail Banking), Siguria Kibernetike (Cyber Security), Zgjidhjet për Kursin Valutor (FX Solutions), Klientët Korporatë & Sektori Publik (Large Corporates & Institutional Clients) dhe Analizat e Avancuara dhe Inteligjenca Artificiale (Advanced Analytics & Artificial Intelligence).

Thirrja për aplikim fillon sot dhe mbyllet më datën 3 Qershor 2019.

APLIKONI TANI për “Sfida Rajonale Elevator Lab” në Shqipëri & Kosovë dhe do të keni mundësinë që të fitoni tre çmime monetare për 3 fitues, mundësinë e një “wild card” për gjysëmfinalen e programit të partneritetit në të gjithë grupin fintech etj.

Për më shumë informacion rreth këtij programi mund të vizitoni faqen e internetit: https://elevator-lab.com/challenges/regional-2/

***

Në vitin 2018, Symmetric u zgjodh fituesi i raundit të parë të Elevator Lab Shqipëri me zgjidhjen e pagesave të saj Openpay (Peer-to-Business) që u mundëson klientëve retail që menjëherë t’i paguajnë tregtarët duke përdorur telefonat e tyre smartfone.

Aktualisht Raiffeisen Bank Shqipëri po punon me Symmetric për të dalë live me Openpay. Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar dhe zgjidhja do të pilotohet gjatë gjysmës së parë të muajit Maj me tregtarët e përzgjedhur. Openpay do t’ju mundësojë klientëve tanë të përdorin një metodë alternative të pagesës cash dhe kartë dhe do të jetë hera e parë në tregun tonë ku pagesat e bazuara në QR do të përdoren nga konsumatorët individë në pikat e shitjeve të tregtarëve anembanë vendit.

***

Raiffeisen Bank Kosova vitin e kaluar organizoi raundin e parë të programit Elevator Lab. Në partneritet me ICK-në, ishte një event i sukseshëm me kompani të ndryshme nga mbarë Kosova. Në fund, paneli zgjodhi kompaninë Trekandi si fitues të vendit të parë dhe AR vision fitues të vendit të dytë. Trekandi po ashtu ishte edhe fitues i “wild card” e cila e dergoj në finale të garës Elevator Lab në Vjenë. Trekandi është kompania e parë e TI-ve e cila ofron aplikacione online për produkte financiare në Kosovë.

Me AR Vision, bashkëpunimi filloi së pari me një koncept bazik bankar, pastaj evoluoi në një fazë të suksesshme të Proof of Concept dhe tashmë ka nënshkruar një kontratë me Raiffeisen Bank Kosovë për zhvillimin e një aplikacioni me Augmented Reality. Për momentin janë duke punuar në një MVP dhe bashkëpunimi mes kësaj kompanie dhe bankës është jashtëzakonisht i suksesshëm. /PCWorld albanian

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit “Sfida Elevator Lab”

Raiffeisen Bank në Shqipëri dhe Kosovë hapin raundin e dytë të programit “Sfida Elevator Lab”

“Qëndron po fitove Champions?” Pochettino “shtang” tifozët e Tottenhamit

“Qëndron po fitove Champions?” Pochettino “shtang” tifozët e Tottenhamit

Sensori i ri i Samsung i hap rrugë kamerave 64-megapiksel tek smartfonët

Sensori i ri i Samsung i hap rrugë kamerave 64-megapiksel tek smartfonët

Çfarë tha Mozzik në Aerportin e Baselit? Gazeta zvicerane jep detaje të reja për largimin e Loredanës

Çfarë tha Mozzik në Aerportin e Baselit? Gazeta zvicerane jep detaje të reja për largimin e Loredanës

Në krye të Telekom Albania vihet një bullgar

Në krye të Telekom Albania vihet një bullgar

Vlera e bitcoin në pikën më të lartë që prej 8 muajsh

Vlera e bitcoin në pikën më të lartë që prej 8 muajsh

Samsung zbulon nesër datën e ri-debutimit të Galaxy Fold

Samsung zbulon nesër datën e ri-debutimit të Galaxy Fold

Vodafone kërkon me çdo kusht të blejë Liberty Global

Vodafone kërkon me çdo kusht të blejë Liberty Global

Mourinho: Edhe Klopp, edhe Pochettino meritojnë trofe

Mourinho: Edhe Klopp, edhe Pochettino meritojnë trofe

A do ta shpëtojë Qeveria Telekomin nga falimentimi?

A do ta shpëtojë Qeveria Telekomin nga falimentimi?

Shqipëria nis procedurat për teknologjinë 5G

Shqipëria nis procedurat për teknologjinë 5G

Aplikacioni Tirana Ime me risi dhe teknologji të fundit

Aplikacioni Tirana Ime me risi dhe teknologji të fundit

Apex Legends po vjen në Android dhe iOS

Apex Legends po vjen në Android dhe iOS

Pas 8 muajsh Android 9 Pie arrin 10% adoptim

Pas 8 muajsh Android 9 Pie arrin 10% adoptim

Edhe Google është duke punuar në telefonët me ekrane me palosje

Edhe Google është duke punuar në telefonët me ekrane me palosje

Instituti për Trajnim dhe Zhvillim në RIT Kosovë (A.U.K), ka hapur aplikimin për projektin TechUp

Instituti për Trajnim dhe Zhvillim në RIT Kosovë (A.U.K), ka hapur aplikimin për projektin TechUp