Rahoveci përfiton projekt në vlerë 200 mijë dollarësh nga UNDP-ja

E publikuar: 22/05/2017 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, sot ka pritur në takim Shkipe Hajdari-Gjurgjaliu, Riza Hajdari nga UNDP-ja dhe Osman Fetoshi, nga departamenti i ujërave në Ministrin e Planifikimit Hapësinor.

Në takim u bisedua, për projektin të cilin e ka fituar Komuna e Rahovecit me vlerë 200 mijë dollarë nga UNDP-ja e që ka të bëjë me “Ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujerave të ndotura sipas sistemit bio-lagunar”, projekt ky i cili do të realizohet në fshatin Kramovik.