Ragip Begaj kryen betimin si kryetar i Malishevës

E publikuar: 18/12/2017 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe 31 anëtarët e kuvendit sot janë betuar solemnisht.

Legjislatura e re e Kuvendit të Malishevës përbëhet nga pesë subjekte politike, NISMA me 11 anëtarë, PDK me 9 anëtarë, LDK me 6 anëtarë, VV me 4 anëtarë dhe AAK me 1 anëtar. Mbledhja e parë është drejtuar nga Hidajete Mazreku, si anëtarja më e vjetër e kuvendit.

Në fjalën e tij, Begaj, u zotua se do të punojë për qytetarin dhe do t`i zbatojë në përpikëri ligjet dhe vendimet që dalin nga Kuvendi i Komunës, duke i ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit, që të bashkëpunojnë për t`i realizuar interesat e qytetarëve të Komunës së Malishevës, transmeton Klan Kosova.