Rafinha: I lumtur për fitoren dhe golin

E publikuar: 25/10/2018 01:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, u shpreh i lumtur për golin dhe fitoren 2-0 ndaj Interit.

Braziliani gjithashtu premtoi se skuadra do të jep gjithçka për të vazhduar me fitore edhe në La Liga kundër Real Madridt.

“Jam shumë i lumtur se kam startuar, ndihem mirë, kam shënuar dhe ne fituam”, ka thënë Rafinha pas ndeshjes.

“Rezultati na jep shumë besim dhe si gjithmonë ne do të japim gjithçka të dielën”.

“Jemi shumë të lumtur që arritëm të bëjmë një paraqitje të mirë ndaj një skuadre që ishin duke na vështirësuar gjërat. Luajtëm shumë mirë”.

“Liga e Kampionëve është shumë speciale për neve, por edhe gara tjera janë gjithashtu të rëndësishme”, shtoi braziliani për fund.

Vlen të theksohet se Rafinha ishte i huazuar te Interi në sezonin e fundit. /Telegrafi/