Radio: Metropoli, me risi (Foto)

E publikuar: 15/02/2017 21:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pikërisht në ditën ndërkombëtare të Radios, 13 shkurti, “RTK Radio” ka sjell disa ndryshime në skemën programore.

Radio “Metropoli” tashmë do të transmetohet në një termin edhe më të mirë nga ora 08:00 – 10:00, shkruan Gazeta Metro

Ndonëse është 1 orë më herët, kjo do të thotë shumë, pasi që dinamika sa vjen e shtohet në vendin tonë, që edhe pak ditë kremton 9 vjetorin e pavarësisë. Dinamika e jetës, punës, zhvillimit ka marr një tjetër dimension andaj të nisësh ditën me një format siç është Metropoli, që karakterizohet me tema interesante, të ftuar të merituar dhe tërësish një frymë perëndimorë radiofonike është garanci që para vetës do të kesh një ditë të mrekullueshme.

...

Ndryshe, shumë shpejt do të ketë edhe lidhje të drejtpërdrejt mes Metropolit dhe Televizionit të Kosovës, do të jetë një hapësirë e rezervuar në Programin e Mëngjesit, më në fund audienca jonë do të kenë mundësinë të na shohin në ekran nga studio NR 1 e transmetimit.

Sot, “Metropoli” i dëshiroj suksese edhe Dua Lipës e cila është e nominuar në Brit Awards 2017, ngjarja më e madhe në industrinë muzikore jo vetëm në Britani por edhe në tregun global.

Metropoli do të jetë në Londër, në Brit Awards prej nga do të sjellë LIVE ngjarjen në fjalë. /gazetametro.net