Radhë të gjata tek MPB-ja, qytetarët nuk e respektojnë distancën

E publikuar: 17/06/2020 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së sotme janë krijuar radhë të gjata tek Ministria e Punëve të Brendshme, teksa qytetarët presin në rend t’i kryejnë shërbimet e tyre.

Ani pse masat për mospërhapjen e koronavirusit janë lehtësuar dhe qytetarët janë të lirë të lëvizin, në fotot e siguara nga Gazeta Sinjali qytetarët shihen se nuk e respektojnë distancën mes vete, transmeton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë që tash e disa ditë numri i të prekurve me koronavirus ka arritur shifra të larta, teksa Ministi, Armend Zemaj, thotë se qytetarët janë fajtor se nga moskujdesi i tyre numri i infektimeve është rritur./Gazeta Sinjali/