Racing konfirmon shitjen e Martinezit te Interi

E publikuar: 05/05/2018 19:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Racing Club, Victor Blanco ka konfirmuar se sulmuesi i talentuar argjentinas, Lautaro Martinez, tashmë është shitur te Interi, por ata do të negociojnë për ta mbajtur atë deri në dhjetor.

Marrëveshja mes palëve thuhet se u arrit disa javë më parë për shifrën e 25 milionë eurove plus 10 për qind të çdo shitjeje të ardhshme.

Kjo shumë është llogaritur si shumë e vogël duke pasur parasysh se  20-vjeçari ka shënuar 15 gola plus pesë asistime në 22 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Martinez gjithashtu pati paraqitje të mira edhe në Copa Libertadores, ku shënoi pesë gola në po aq ndeshje.

Është vet presidenti i klubit Racing, Blanco, i cili ka konfirmuar se Martinez është shitur te gjiganti italian, Interi, pasi mjegullinave të javëve të fundit.

“Lojtari tashmë është shitur në Inter, kështu që dokumentet për transferimin e tij te Nerazzurrët nga qershori tashmë janë nënshkruar”.

“Unë nuk dua të krijoj presione të rreme midis tifozëve tanë”.

“Do të shkojmë në Itali për të negociuar mbajtjen e tij së paku deri në dhjetor, por ajo që dëshiron lojtari do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm”, ka thënë Blanco për Radio El Mundo. /Telegrafi/