‘Qyteti i seksit’: Kur bie muzgu, pleqtë ‘çarten’!

E publikuar: 10/03/2015 18:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

The Villigas është një qytet në Florida, i cili është ndërtuar si vend ideal për të jetuar pensionistët.

Por, përveç se është konceptuar si një qytet i përsosur ku të gjithë do të donin të plaken, ai fsheh edhe disa sekrete që janë të “pakapshme dhe skandaloze” për një vend të tillë të qetë.

Qyteza ka një sipërfaqe paksa më të madhe se Manhattani i New York-ut, por numëron 100 mijë banorë, transmeton Telegrafi.

Çfarë e bën atë interesant është se në shumicën prej fshatarëve të tij, duke ecur nëpër rrugë do të shihni më shumë automjete të lojës së golfit se sa automobila të zakontë.

Në fakt, ky qytet mban rekordin Guinness për paradën më të gjatë të karrocave të golfit, më saktësisht 3,321 copë.

Megjithatë, “qyteti ku fëmijët e kanë të ndaluar të jetojnë”, siç quhet ndryshe, është i njohur edhe për shumë incidente.

Shumë prej banorëve të moshuar u kapën në flagrancë duke kryer marrëdhënieve seksuale në automobila apo rrahjet për të bërë për vete një të dashur. Ky është një fakt shumë interesant, duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për gjyshërit.

Madje, gjyshat kanë mundësi të blejnë edhe Viagra në tregun e zi, ndërsa për një pagesë prej 12 dollarëve mund ta kalojnë natën me një prostitutë të moshuar.

Në këtë vend ku proporcioni është 10 femra për një mashkull, ka pasur një numër në rritje të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Gjinekologia, e cila ka punuar deri në vitin 2006 në këtë qyteti, pohoi se “ka pasur më shumë raste të hepatitit dhe lythave gjenitale, se sa kur ka punuar në Miami”.

Gjithashtu, The Villages është i njohur për numrin e madh të njerëzve që ngasin automobilat nën ndikimin e alkoolit, përdorimit të medikamenteve të paligjshme dhe rrahjeve nëpër lokalet e natës. /Telegrafi/