‘Qytetet fantazmë’ të përkryera për të kaluar festën e Halloween (Foto)

E publikuar: 31/10/2018 01:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dikur ishin qytete përplot me njerëz, biznese të suksesshme dhe me vegjetacion të përkryer. Por, siç tregojnë këto fotografi – nuk janë më.

Imazhet e mahnitshme janë marrë prej përmbledhjes ‘Qytetet fantazmë’ të Chris McNab, ku shfaqen zonat e humbura prej një fshati të braktisur në Itali, deri te një minierë ari që e ka humbur shkëlqimin, transmeton Telegrafi.

Arsyet janë të ndryshme, pse këto vendbanime janë braktisur, por kryesisht ka të bëjë me dështimin e industrisë lokale, tërmeteve, shpërthimeve të vullkaneve, luftërave apo konflikteve të ndryshme nëpër zona.

Mbi të gjitha, janë hapësira të frikshme dhe të përkryera në të njëjtën kohë, që do t’ju fusnin dridhje në tërë trupin për këtë Halloween.

Ende nuk dihet, nëse në ndonjërën prej tyre, do të organizohet ndonjë festë, për ata më të përkushtuarit për drithërimat e kësaj date. /Telegrafi/