Qytetarja shokohet në QKUK, i kërkohet t’u bleje mjekëve mantelë për operacion

E publikuar: 28/02/2018 13:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) më shumë është në fokus të medieve për skandalet që i bën se sa për ndonjë përparim shkencor.
Mu për këtë arsye shumë qytetarë detyrohen që të paguajnë mijëra euro për mjekim jashtë vendit, sepse QKUK-ja e ka të pamundur që t’i trajtojë të gjithë qytetarët

Një qytetarë që ka operuar gjurin në Klinikën e Ortopedisë në QKUK ka publikuar një tjetër gjë të çuditshme që ndodh aty. Ajo ka publikuar në Facebook faturën, e cila dëshmon se ajo ka paguar mantelët sterilë për mjekët që do ta operonin, shkruan Periskopi.

Duda Daka është skandalizuar nga kjo kërkesë e mjekëve të QKUK-së.
Asaj, përveç gjilpërave, i është kërkuar edhe blerja e 10 mantelëve për mjekët.
“Nëse bëheni operacion në QKUK/Ortopedi, përpos medikamenteve duhet me ble edhe gjilpëra dhe mantelë për mjekët që të bëjnë operacion. Paramendoni, ja shikoni se si i ka shkruar mjeku se çka duhet. Ja edhe fatura: 10 mantela për 10 mjekë. Kuku bre, çka po ndodh me neve?? Se 10 mjekë do të bëjnë operacion të gjurit. Mjerim, trishtim”, ka shkruar ajo./GazetaExpress/