Qytetari zbulon parregullësi në faturat e KEDS (Foto Dokument)

E publikuar: 29/03/2016 12:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nje qytetar nga Kaçaniku ka gjetur parregullësi në faturat e KEDS. Ai ka deklaruar në shifra e fakte parregullsitë që i ka hasur në dy faturat e fundit, që i kane ardhur për pagesë, transmeton Infosot. Qytetari R.Z. (emri i njohur për redaksinë e Infosot), ngre pikëpyetjet rreth kësaj cështjeje.

“Muajin e kaluar në familjen time janë shpenzuar 200+400+235 Kw orë rrymë. Këtë muaj 200+400+254 KW orë rrymë. Dallimi në mes të dy muajve është 19 Kw, mirëpo në faturë është 30€… Pse?”, ngre shqetësimin ky qytetar.

“Cmimi për njësi në muajin e kaluar ka qenë si në vijim 200×0.0279€; 400×0.0386€ dhe 235×0.0558€, ndërsa vetëm një muaj më vonë cmimi për njësi është si në vijim: 200×0.0496€; 400×0.0686€; dhe 254×0.0995€. Fiks 50% më shtrenjtë rryma, a thua pse?”. /Infosot

faturatkeds