Qytetari nga Gjilani fiton 70 mijë euro në Lotarinë e Kosovës

E publikuar: 23/03/2015 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në xhiron e 23-të të Lotarisë së Kosovës, ka pasur një fitues me shtatë të qëlluara.

Shuma e fituar është 70 mijë euro, ndërsa fituesi ka luajtur në Gjilan.

Ky është fituesi i dytë në Lotarinë e Kosovës me shtatë të qëlluara pasi më 31 dhjetor 2014 një person nga Prishtina kishte fituar 555 mijë e 289 euro.

Kurrë nuk ka ndodhur në të kaluarën që për një periudhë kaq të shkurtër të ketë dy fitues me shtatë të qëlluara.