Qytetarët, të kënaqur me ndërrimin e pushtetit në Klinë

E publikuar: 20/11/2017 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas tri mandatesh qeverisjeje, Sokol Bashota nuk arriti ta merrte besimin e qytetarëve për të qeverisur me Komunën e Klinës, edhe për 4 vjetët e ardhshëm. Ndonëse është shprehur shumë i sigurt për këtë.

Kryetari i ri i kësaj komune, Zenun Elezaj, tha që programi qeverisës që ka pasur kjo parti, bazuar në defektet e asaj të së kaluarës, ka bërë që qytetarët të votojnë për ndryshim, raporton KTV.

Elezaj tha se nuk do t’i zhgënjejë qytetarët e kësaj komune dhe se çështja me ujin e pijes pas 1 viti nuk do të jetë më problem për ta.

Edhe qytetarët e Komunës së Klinës janë shprehur të kënaqur me ndërrimin e pushtetit dhe çështja e ujit të pijes të jetë ndër prioritetet e Elezajt.