Qytetarët -Shpend Ahmetit: Rrregulloj rrugët (Foto)

E publikuar: 21/03/2015 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarët e Prishtinës po i kërkojnë Kryetarit të tyre rregullimin e rrugëve të Kryeqytetit. Një pjesë e rrugëve të qytetit më të madh të Kosovës vazhdojnë të jenë me gripa dhe të parregulluara.
Florian Dushi ka publikuar disa fotot të rrugës në lagjen e tij dhe i ka bërë thirrje Ahmetit të tregojë vetën.

“Nuk eshte larg, ne lagjen time, kryqëzimi i rrugës Afrim Loxha dhe Bajram Kelmendi, mund të gjeni: ujë që rrjedh gjithë kohën, akull dhe baltë. Shpresoj që komuna e Prishtinës do të ndermend diçka për të përmirësuar këtë gjendje të lagjes sonë! Shpend trego veten “, ka shkruar Florian Dushi.

Ndërkohë, Kryetari i Prishtinës po vazhdon të merret me tema të mëdha e edhe me bashkim kombëtar. Dje tha se Prishtina do të mund të ishte Kryeqytet i Shqipërisë së bashkuar.