“Qytetarët serbë kanë dhënë informacione” për të dyshuarit për kontrabandë

28.05.2019 19:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“Qytetarët serbë kanë dhënë informacione” për të dyshuarit për kontrabandë

Sot gjatë ditës është zhvilluar një operacion i madh i autoriteteve policore dhe atyre të drejtësisë në disa komuna të Kosovës, me fokus të veçantë në komunat veriore, ku u arrestuan zyrtarë policorë dhe qytetarë si të dyshuar për krim, korrupsion dhe keqpërdorim detyre.

Ky operacion rezultoi me arrestimin e 19 punonjësve policorë [11 serbë, katër shqiptarë dhe katër boshnjakë] derisa në pranga përfunduan edhe disa qytetarë.

Megjithatë ky aksion hasi në rezistencë – edhe të armatosur – nga serbët lokalë ku si pasojë një polic është plagosur dhe katër të tjerë janë lënduar.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, që ka përcjellë të gjitha këto zhvillime dramatike gjatë ditës së sotme ka treguar më shumë detaje lidhur me këtë operacion të madh policor.

“Ky ka qenë një operacion jashtëzakonisht i madh i shtrirë në tetë komuna të Republikës së Kosovës – Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut, Skenderaj, Mitrovicë Jugore dhe Vushtrri. Ka qenë një operacion i përgatitur jashtëzakonisht mirë nga agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Kosovës”.

“Mendoj se sot ka qenë një ditë shumë e rëndësishme në goditjen e grupeve kriminale të cilat kanë vepruar në këtë pjesë”.

“Pjesë e këtyre grupeve kriminale kanë dalë të jenë edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës qoftë të komunitetit serb, shqiptar ose boshnjak”.

Tahiri për Klan Kosova ka thënë se ky aksion nuk ka pasë si objektiv serbët e Kosovës ose ndonjë enti tjetër, por vetëm grupet kriminale.

Madje, ai ka deklaruar se ishin qytetarët serbë ata që kishin dhënë informacione për personat e përfshirë në këto grupe kriminale.

“Ky aksion që është zhvilluar sot në komunat e Republikës së Kosovës nuk ka qenë aksion i drejtuar kundrejt asnjë etnie”.

“Mund të them me përgjegjësi të plotë që qytetarët e komunitetit serb, sidomos ata, kanë bashkëpunuar dhe kanë dhënë informacione për agjencitë ligjzbatuese për personat që kanë qenë të involvuar në këto grupe kriminale dhe në zhvillim të madh të kontrabandës”.

Por, kush e bëri rezistencën me barrikada dhe madje edhe me të shtëna armësh?

“Rezistenca ka qenë e organizuar nga grupet kriminale. Sot nuk kemi pasë rezistencë nga qytetarët serbë që jetojnë në këtë pjesë”.

“Kanë qenë grupet kriminale të organizuara të cilët nuk e kanë pasë mbështetjen e qytetarëve që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës. Grupet kriminale kanë dashur ta pengojnë një operacion kaq të madh dhe të rëndësishëm të institucioneve të Kosovës në goditje të krimit të organizuar dhe kontrabandës që ka ndodhur tash e sa kohë në këtë pjesë të Kosovës”.

“Ky operacion ka qenë tejet i rëndësishëm në goditjen e këtyre grupeve kriminale. Jam i bindur se qytetarët që jetojnë në këtë pjesë do të jenë më të lirshëm tani e tutje sepse këto grupe kriminale kanë vështirësuar jetën e tyre dhe kanë penguar edhe bizneset e tyre”.

“Ky operacion sot ka qenë i drejtuar pikërisht kundrejt grupeve kriminale”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Nasim Haradinaj sqaron arsyen pse deputetet e PDK-së vendosën flamurin e UÇK-së në Kuvend

Nasim Haradinaj sqaron arsyen pse deputetet e PDK-së vendosën flamurin e UÇK-së në Kuvend

Kim Mehmeti: Diplomatët habiten kur shohin burrështetas të pakorruptuar si Kurti

Kim Mehmeti: Diplomatët habiten kur shohin burrështetas të pakorruptuar si Kurti

Daniel Serwer konsideron se çështja e Kosovës mund të zgjidhet brenda orës, nëse do Serbia

Daniel Serwer konsideron se çështja e Kosovës mund të zgjidhet brenda orës, nëse do Serbia

Ambasada britanike: Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë

Ambasada britanike: Gëzuar ditëlindjen e 12-të Kosovë

Mustafa: Urime 12 vjetorin e pavarësisë

Mustafa: Urime 12 vjetorin e pavarësisë

Vizituan Prekazin Kurti e Osmani: Erdhëm sot në këtë kryeqytet të kryengritjes e qëndresës së popullit tonë, për të kujtuar e nderuar familjen Jashari

Vizituan Prekazin Kurti e Osmani: Erdhëm sot në këtë kryeqytet të kryengritjes e qëndresës së popullit tonë, për të kujtuar e nderuar familjen Jashari

Veseli: VV-ja e LDK-ja po i përkthejnë në shantazh për dialog vonesat e Speciales

Veseli: VV-ja e LDK-ja po i përkthejnë në shantazh për dialog vonesat e Speciales

Thaçi thotë se në takim me liderët e BE-së kërkoi liberalizimin e vizave

Thaçi thotë se në takim me liderët e BE-së kërkoi liberalizimin e vizave

Vuçiq sulmon Kurtin e Thaçin: Janë mashtrues, i regjistruan me telefon takimet e mbyllura në Munih

Vuçiq sulmon Kurtin e Thaçin: Janë mashtrues, i regjistruan me telefon takimet e mbyllura në Munih

Shkrimtari serb i bën një kërkesë Kurtit: Zoti kryeministër, padite Serbinë, jeni vonuar shumë

Shkrimtari serb i bën një kërkesë Kurtit: Zoti kryeministër, padite Serbinë, jeni vonuar shumë

Elton John ndërpret koncertin në Zelandën e re, humbi zërin

Elton John ndërpret koncertin në Zelandën e re, humbi zërin

Në 94 për qind të rasteve hetuesit policorë neglizhojnë punën, s’raportojnë për Prokurorinë

Në 94 për qind të rasteve hetuesit policorë neglizhojnë punën, s’raportojnë për Prokurorinë

Nis takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me udhëheqës të BE-së, Thaçi thotë se do të kërkojë liberalizimin

Nis takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me udhëheqës të BE-së, Thaçi thotë se do të kërkojë liberalizimin

Senatori i fuqishëm amerikan e takon Kurtin, i tregon që raportet e Qeverisë së Kosovës me SHBA’të po përkeqësohen

Senatori i fuqishëm amerikan e takon Kurtin, i tregon që raportet e Qeverisë së Kosovës me SHBA’të po përkeqësohen

Shpejtim Bulliqi nis rrugëtimin për ta rrëzuar LDK’në në Llap

Shpejtim Bulliqi nis rrugëtimin për ta rrëzuar LDK’në në Llap

Hapja e negociatave/ Kryeministri i Kroacisë: Pozicioni i Francës ka evoluar, nuk do të bëhet pengesë

Hapja e negociatave/ Kryeministri i Kroacisë: Pozicioni i Francës ka evoluar, nuk do të bëhet pengesë