Qytetarët i kanë borxh bankave 2.3 miliardë euro

E publikuar: 24/09/2017 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtruesi i Detyrës së Guvernatorit në Bankën Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka folur për gjendjen ekonomike në vend.

Duke vënë theks të veçantë te kreditë, ai ka thënë se tash për tash nga raportet e fundit vlera e kredive në vend është 2.3 miliardë euro, që ka shënuar një rritje prej 10.1% në periudhë vjetore.

Në intervistën për Ndërtimi.info, guvernatori Mehmeti, ka thënë se raporti i fundit thotë se kreditë që merren për interes banimi janë në vlerën 158.7 milionë euro, duke shënuar një rritje 14.1% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

E gjitha kjo, sipas tij, tregon që ka besim në banka dhe ka zhvillim ekonomik, ngaqë absorbuesit më të mëdhenj të kredive në lartësinë 70% janë bizneset.