Qytetarët futen në lumin Lepenc në Han të Elezit për të kërkuar policët e zhdukur

E publikuar: 30/04/2018 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit që nga mbrëmë janë duke i vazhduar kërkimet për gjetjen e trupave të dy policëve të cilët u aksidentuan tri ditë më parë në rrugën Kaçanik-Han i Elezit. Qytetarët po i kërcojnë policët në pikën kufitare me Maqedoninë. Ndërkohë që edhe FSK’ja e policia e shtetit tashmë janë nisur për në atë zonë.

Njësitet e FSK’së, bashkë me policinë e Kosovës ka disa ditë që janë duke i vazhduar kërkimet për gjetjen e trupave të dy policëve të cilët janë zhdukur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Kaçanik-Han i Elezit. Dy pjesëtarët e Policisë së Kosovës, Malsor Shemsedin Dashi dhe Armend Mifail Trena,  përfunduan në një humnerë mbi 100-metërshe duke rënë me veturë në rrjedhën e lumit Lepenc.

Gazeta Express është në vendin e ngjarjes. Ndërsa kërkimet për dy policët janë duke vazhduar edhe në pjesën e Maqedonisë. Në kërkime në atë zonë po merr pjesë edhe polica e Kosovës.

Ndërkohë tashmë kanë përfunduar pesë kilometra kërkime. Ende nuk ka ndonjë rezultat. Familjarët e policëve të aksidentuar u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vihen në ndihëm për t’i kërkuar familjarët e tyre.