Qytetarët festojnë në shtëpi, në sheshet e Prishtinës vetëm Policia e Kosovës

01.01.2021 00:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qytetarët festojnë në shtëpi, në sheshet e Prishtinës vetëm Policia e Kosovës

Vetëm pjesëtarët e Policisë së Kosovës shihen rrugëve të kryeqytetit. Pandemia COVID-19 ka zbehur edhe festimin e ndërrimit të moteve.

Sheshet e Prishtinës si rrallë herë në natën e Vitit të Ri janë tërësisht të zbrazura, ku nuk shihet asnjë qytetarë duke lëvizur.

Krejt kjo si shkak i masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, ku me masat e fundit kryeqyteti është në zonën e kuqe dhe që e ka të kufizuar lirinë e lëvizjes pas orës 20.

Togeri Eshref Beqiri, që së bashku me pjesëtarë të tjerë të Policisë së Kosovës gjinden në sheshin “Zahir Pajaziti,”, tha se deri më tani nuk ka ndodhur asnjë incident.

Beqiri: Qytetarët janë duke festuar të qetë nëpër shtëpitë e tyre

Video

“Për momentin situata e përgjithshme në zonën tonë të përgjegjësisë është gjithçka në rregull, qytetarët janë duke festuar të qetë nëpër shtëpitë e tyre, janë duke i respektuar të gjitha vendimet e qeverisë ashtu siç janë në fuqi. Incidente nuk ka pasur deri më tani”, tha ai.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për KosovaPress se ka ndërmarr planifikimet e nevojshme, për menaxhimin e situatës se sigurisë, lëvizjes se lire dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve tjera ne pajtim me ligjin dhe masat e përcaktuara.

“Ne kemi angazhuar resurse të nevojshme sipas vlerësimeve për të garantuar rendin dhe sigurinë në vend, dhe natyrisht kërkojmë edhe nga qytetarët që konform situatës që kemi të kontribuojnë me mundësitë që kanë për të ruajtur shëndetin publik dhe festimet të kalojnë pa incidente. Është rëndësishme për prindërit se gjatë festimeve duhet shmangur edhe përdorimi i pakontrolluar i mjeteve piroteknike, kryesisht nga fëmijët. Poashtu kërkojmë kujdes dhe vigjilence nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, për të shmangur edhe aksidentet rrugore. Policia e Kosovës ka ngritur nivelin e reagimit në rast se vije deri te shkelja e ligjit apo procedurave ligjore do të ndërmerren veprime të menjëhershme ligjore në funksion të garantimit te sigurisë se përgjithshme”, ka thënë për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. /M.Duraku/

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Dritan Abazoviqi merret në pyetje nga policia

Dritan Abazoviqi merret në pyetje nga policia

Ritmi i vaksinimit: Shqipëria e para, Kosova e parafundit

Ritmi i vaksinimit: Shqipëria e para, Kosova e parafundit

Mediat austriake: Qeveria Kurti u është sulur mediave, dëshiron ta mbyllë RTK-në

Mediat austriake: Qeveria Kurti u është sulur mediave, dëshiron ta mbyllë RTK-në

Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Përgatitet padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Përgatitet padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Gastronomët protestojnë kundër masave në Maqedoninë e V.

Gastronomët protestojnë kundër masave në Maqedoninë e V.

Sveçla takohet me Orlandon, flasin për luftimin e krimit të organizuar

Sveçla takohet me Orlandon, flasin për luftimin e krimit të organizuar

Sindikata kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së

Sindikata kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së

Shqipëria siguron nga BE edhe 145 mijë doza të vaksinës Pfizer

Shqipëria siguron nga BE edhe 145 mijë doza të vaksinës Pfizer

Ministri gjerman: Vaksinat për Ballkanin Perëndimor janë dëshmi solidariteti

Ministri gjerman: Vaksinat për Ballkanin Perëndimor janë dëshmi solidariteti

Osmani në takim me Abbott: Orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO

Osmani në takim me Abbott: Orientimi afatgjatë strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO

Merret vendim për organizimin e mësimit plotësues në arsimin parauniversitar

Merret vendim për organizimin e mësimit plotësues në arsimin parauniversitar

14 viktima dhe 442 raste të reja me COVID-19

14 viktima dhe 442 raste të reja me COVID-19

Organizohet Forumi i III-të Biznesor me Greqinë, me fokus sektorin e energjisë

Organizohet Forumi i III-të Biznesor me Greqinë, me fokus sektorin e energjisë

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Komunës së Suharekës

Të hënën Kuvendi mbanë seancë për vaksinat

Të hënën Kuvendi mbanë seancë për vaksinat