Qytetarët e Prizrenit protestojnë para Gjykatës, kerkojnë dënimin e të akuzuarit për krime lufte në Krushë të vogël

17.06.2020 11:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Qytetarët e Prizrenit protestojnë para Gjykatës, kerkojnë dënimin e të akuzuarit për krime lufte në Krushë të vogël

Sot, në Gjykatën Themelore në Prizren, pritet të mbahet fjala përfundimtare në rastin e të akuzuarit për krime lufte, Darko Tasiq.

Ai po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), se gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka kryer krime lufte kundër popullatës civile të fshatit Krushë e Vogël.

Lidhur me këtë rast, qytetarët e Prizrenit po protestojnë para gjykatës së lartpërmendur, duke kërkuar dënimin e të akuzuarit Tasiq, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ku janë bijt tanë?”, “113 të vrarë, 145 fëmijë jetim, 68 ende të zhdukur”, “Duam drejtësi”, janë vetëm disa nga fjalët e shkruara në pankartat që protestuesit po mbajnë në duar.

Ndryshe, ky rast zhvillohet në bazë të aktakuzës së PSRK-së, me të cilën i akuzuari Darko Tasiq, akuzohet se gjatë muajit mars 1999, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të fshatit Krushë e Vogël, të Komunës së Prizrenit.

Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet tjera me vlerë të të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti.

Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të akuzuarin Tasiq edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël.

Sipas aktakuzës, i akuzuari me veprimet e tij ka kryer sulm mizor kundër dinjitetit njerëzor dhe kërkohet që i njëjti të dënohet sipas ligjit aktual me jo më pak se 5 vjet burgim ose me burgim afatgjatë ose sipas ligjit të mëhershëm, me jo më pak se 5 vjet ose deri në 20 vjet burgim efektiv.

https://insajderi.org/wp-content/uploads/2020/06/video-1592380938-1.mp4?_=1

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kina e gatshme për misionin e parë në Mars

Kina e gatshme për misionin e parë në Mars

Drejtuesit e BE-së përpiqen të arrijnë marrëveshje në ditën e tretë të samitit

Drejtuesit e BE-së përpiqen të arrijnë marrëveshje në ditën e tretë të samitit

Mbi 30 deputetë shqiptarë në Kuvendin e ri të Maqedonisë së Veriut

Mbi 30 deputetë shqiptarë në Kuvendin e ri të Maqedonisë së Veriut

​Thaçi lajmërohet nga Malet e Sharrit

​Thaçi lajmërohet nga Malet e Sharrit

Konfirmohen 11 raste të reja dhe 43 persona të shëruar nga koronavirusi në Ferizaj

Konfirmohen 11 raste të reja dhe 43 persona të shëruar nga koronavirusi në Ferizaj

​Ibrahimi: Situata me Covid në komuna është e menaxhueshme, kërkohet shtim i stafit shëndetësor

​Ibrahimi: Situata me Covid në komuna është e menaxhueshme, kërkohet shtim i stafit shëndetësor

Në Shqipëri regjistrohen edhe 82 raste të reja dhe një viktimë nga COVID-19

Në Shqipëri regjistrohen edhe 82 raste të reja dhe një viktimë nga COVID-19

Papa i shqetësuar për konfliktin armeno-azerbajxhanas

Papa i shqetësuar për konfliktin armeno-azerbajxhanas

Nga e hëna në “Qendrën e Studentëve” fillojnë testimet serologjike

Nga e hëna në “Qendrën e Studentëve” fillojnë testimet serologjike

​Të gjitha testet nga Malisheva edhe sot kanë rezultuar negative

​Të gjitha testet nga Malisheva edhe sot kanë rezultuar negative

3885 raste aktive me koronavirus në Maqedoni, gjithsej 419 të hospitalizuar

3885 raste aktive me koronavirus në Maqedoni, gjithsej 419 të hospitalizuar

118 raste të reja me COVID-19, 157 të shëruar dhe 5 të vdekur

118 raste të reja me COVID-19, 157 të shëruar dhe 5 të vdekur

Një tjetër tërmet i fortë godet veriun në Islandë

Një tjetër tërmet i fortë godet veriun në Islandë

Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Edhe një i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Pandemia godet bizneset, rreth 800 milionë euro më pak qarkullim financiar

Pandemia godet bizneset, rreth 800 milionë euro më pak qarkullim financiar

Ministri Zemaj falënderon qytetarët: Ditëve të fundit shënuam rezultate pozitive

Ministri Zemaj falënderon qytetarët: Ditëve të fundit shënuam rezultate pozitive