Qytetarët do të prishin pazaret e Thaçit

E publikuar: 01/08/2018 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Avni Jashari

Po kalojnë gati njëzet vite që Republika e Kosovës de fakto është e lirë teorikisht. Po them teorikisht sepse faktikisht një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe ende jemi buzë greminës në këtë pikë.

Është kjo hera e sat më radhë që klani “pronto” me protagonistët si Hashim Thaçi, Xhavit Haliti, Kadri Veseli & CO luajnë me fatin e 2 milion shqiptarëve në territorin e Republikës së Kosovës sikur të ishte lojë shahu për argëtimin e tyre e për dëmin tonë. Kompromisi i dhimbshëm i Hashimit duhet të kihet parasysh që në rrafshin e tij personal dhe të grupit që e rrethon është kompromis i mirë për të, sepse me ndarjen e territorit edhe ashtu të gjymtuar të Kosovës ai ka përfituar garanci që të mos ndjekjet penalisht në çfarëdo forme në të ardhmen. Ai ka mendjen vetëm tek Gjykata Speciale, paçka Serbia e ka mendjen tek ndarja e Kosovës. Por, përpjekjet e Thaçit për ta copëtuar territorin e Republikës së Kosovës nuk kanë reshtur që nga pas lufta e gjerë më sot.

Planet e Thaçit janë vetëm të tij. Ato nuk përfaqësojnë qytetarët e nuk do të pranohen. Arma më e fortë e popullit këtë kohë kishin me qenë protestat gjithë popullore siç ishin ato të viteve 68`, 81`, 89`, 97`, vetëm se tashmë së bashku me armikun e jashtëm (Serbin) e kemi armikun e brendshëm!

Tani asnjë pengës nuk duhet të na parandaloi që i madh e i vogël, burra e gra, pleq e të rijnë të dalin në protesta kundër padrejtësive për të demonstruar që njëherë e përgjithmonë ti largojmë nga skena politike ‘tugjarët’ të cilët kanë degraduar dhe poshtëruar këtë vend që vetëm para nëntëmbëdhjetë vite është la në gjakun e martirëve të rënë për lirinë e tij (lexo: Kosovës)
Demonstratat dhe protestat janë i vetmi litarë shpëtimi për t’u rrokur bashkërisht që të kërkojmë me dinjitet nga e mbarë bota se shqiptarët e Kosovës nuk lejojnë më gjymtimin e copëtimin e trojeve të veta. Këtë e kemi dëshmuar me vite të tëra kur rinia dhe populli ynë lëkundi edhe themelet e ish Jugosllavisë. Ne kemi ditur ta ngrisim zërin në momentet më të vështira kur shumica e Republikave Federative aso kohe i fusnin veshtë në lesh.

Tregtia me territorin e të parëve tanë nuk lejohet, këtë qëndrim gjithë popullor duhet t’ua bëjmë me dije të gjithëve edhe faktorit ndërkombëtar. Për Federica Mogherinin s`ka fare rëndësi se si dhe sa humbë Kosova në këtë dialog me serbet, ajo dëshiron ta përfundoj mandatin si fituese personale, e pse jo të konkurroj edhe për Nobel në të ardhmen që ta pasuroi CV e saj.

Qytetari i Republikës po tentohet të mbahet në terr informativ deri në kurorëzimin e copëtimit territorial të marrëveshjes makabre Vuçiçi – Thaçi.
Është momenti që të protestojmë më shumë se kurrë më parë. Mos harroni PDK – LDK ia falën 2500 hektar Maqedonisë, PDK – LDK e futën Asociacioni e Komunave me shumicë serbe, PDK – LDK (dhe të tjerët) ja falën Malit të Zi mbi 8000 hektar tokë, e po që se nuk pretendojmë të drejtën tonë, nesër do të zgjohemi në mëngjes më një kufi të ri të Republikës, të gjymtuar e copëtuar. Pra ne po e lejojmë individ të dyshimtë të luajnë me territorin e Republikës si të ishte prona e tyre private.

Sheshet dhe rrugët duhet që të behën vend takimi i ynë ditor, javorë e mujorë nëse është nevoja. Ne në asnjë moment nuk duhet ta ndiem vetën të braktisur e të lënë pas dore, demonstratat këtë rast duhet që të na inkurajojnë dhe të na japin kënaqësi në synimet tona, synime këto të mbrojtura me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Duhet ta kemi guximin më shumë se kurdoherë që të dalim në rrugë. Është e rëndësishme që zërat tonë të dëgjohen aq larg dhe të tregojmë që ne nuk kemi frik, dhe ne nuk lejojmë më kompromise të dhimbshme mbi kurrizin tonë.