Qytetarët ankohen: Kryeministër, shih skelat pa mbrojtëse, të çarat i mbushin me shkumë e ikin

E publikuar: 21/02/2020 23:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Rama është duke ndjekur hap pas hapi, siç thotë ai, riparimet dhe restaurimet pas dëmtimeve të 26 nëntorit.

Duke inspektuar punimet në një pallat në Durrës, Rama fillimisht përshëndet puntorët të cilët duket sikur i janë përveshur punës për suvatimet e ndërtesës.

Punonjësit duken të lodhur mbi vendin e tyre të punës, mbi  skela, edhe pse siguria në punë shkelet me të dyja këmbët, edhe në sytë e Kryeministrit.

Skelat shihen pa mbrojtëse në anësoren e tyre.

Çudi mbetet fakti se nga përcjellja live e faqes së Kryeministrit, ndërtesa në fakt shihet që është e suvatuar dhe e lyer tashmë nga jashtë, edhe pse punonjësit shihen me mistri e vegla pune sikur ndërtesa të jetë ende në punë e sipër…ndërkohë që brenda apartamenteve shihen muret e dëmtuara.

Gjatë bisedës me një grup banorësh të këtij pallatit, të cilët u ankuan se ndihen të pasigurtë për pallatin, pasi riparimet nuk po ndiqen sipas akt-konstatimit të kryer nga inxhinierët, Kryeministri tha se riparimi i pallatit, ka filluar nga lart-poshtë, dhe jo nga poshtë-lartë.

Biseda e zhvilluar gjatë inspektimit në Durrës:  

Kryebashkiaku Varfi: Janë 42 apartamente në këtë ndërtesë. Kanë aplikuar vetëm 12 familje për bonusin e qerasë.

Rama: Duhet ti thuhet të gjithëve të bëhet aplikimin tre aplikacioni, shtëpia ime, sepse është e domosdoshme të mbyllen aplikimet deri në datën 8.

28…

Rama: Më fal, 28. Deri në datën 8 ne duhet të përgatisim të gjitha dosjet, pasi të bëhet edhe vlerësimi nga bashkitë, për të pasur një pamje të plotë të të dhënave edhe për donatorët sepse përndryshe procesi nuk mund të avancojë më tutje, për askënd që nuk bën aplikimin. Pra gjithkush që ka një dëmtim të cilin është i konstatuar, por duhet të bëjë aplikimin vetë, sipas gjithë kuadrit ligjor që kemi përgatitur dhe sipas kërkesës për financimin e rindërtimit, dhe prandaj janë bërë rreth 20 e ca mijë në total për gjithë perimetrin, por ka akoma që duhet të aplikojnë, dhe të shfrytëzojmë rastin edhe për ata që na ndjekin të aplikojnë te shtëpia ime. Bëni aplikimin, nëse keni dokumenta, duhet ti fusni, nëse nuk keni dokumenta, ka një opsion aty që thotë skam dokumenta…

Rama: Me punëtorët si keni qenë? Keni mungesa?

Kemi mangësi..

Rama: Me vendet e punës që do të hapë rindërtimi, janë pa fund…. do marrim  edhe punetorë nga jashtë nëse do jetë nevoja. Vijnë punëtorë nga kontinente të tjera dhe këta preferojnë të rrinë poshtë te kafja se janë juristë, dhe e pinë kafen me lekët e babës që i bie bretku….

Kryebashkiaku Varfi: Ka filluar dhe procedura për bonusin e qerasë për muajin e dytë. Një pjesë e mirë e qytetarëve janë të interesuar dhe po interesohen që të punojnë në apartamentet e tyre, ata që kanë vendosur ti bëjnë punimet me shpenzimet e tyre.

Rama: Nejse po është i rëndësishëm aplikimi sepse me aplikimin do u japim të gjithëve shpërblim sipas shkallës së dëmit të përcaktuar dhe prandaj duhet të aplikojnë… ne duhet të bëjmë një mbështetje për të gjitha nivelet e dëmeve sipas listës që kemi hartuar…

Qytetarja: Zoti kryeministër mund t’ju falënderoj? Jam nusja e Marin Shkodrës që ju e keni çuar në Itali për kurim, ai është mirë tani dhe unë dua t’ju falenderoj.

Rama: Të shkuara..

Banorët: Zoti kryeministër…zoti kryeministër…

Rama: Çfarë ke mo, ça ke?

Banorët: Kam një fjalë nëqoftëse ka mundësi..Jemi banorë të pallatit…

Rama: Jeni banorë këtu ku po punohet?

Banorët: Brenda nuk po punohet kryeministër

Rama: Po unë isha brenda…

Banorja: Brenda te shtëpia ime ishe?

Rama: Nuk isha të shtëpia jote, por pashë që po punohet

Banorja: Kati i dytë është shtëpia ime…

Rama: Po do vijnë te shtëpia jote, fillohet nga lart poshtë..

Banorët: Po ne e dimë, janë bërë vetëm koridoret, brenda jo.

Rama: Isha nëpër apartamente po ju them…

Banorët: Mos i ler me të hedh hi syve o kryeministër…bodrumi i pallatit është i mbushur me ujë, brenda pallatit , sipër jaën me tonelata hekura palestre, muret janë mbushur me llac dhe asnjë nuk i ka vënë plumcin, ka ik pallati apo ska ik. Kush na jep garanci me fut fëmijët brenda?

Nëse dikush na jep me firmë se pallati është i sigurtë, i fus 3 fëmijët e mi brenda dhe atëherë ai që hedh firmën përgjigjet.

Rama: Dëgjo këtu, as ti as unë nuk jemi inxhiniera, mos bëj ustain, lëri ta bëjnë ata që e kanë për detyrë. Dhe lejet prandaj nuk janë dhënë të gjitha sepssse të gjitha lejet që janë dhënë, janë dhënë sipas standarteve dhe kontrollohen sipas standarteve. Unë po ju them që e pashë vetë atje.

Banorët: Ty të falenderojmë që ke bërë për ne, po mos i lej me të hedh hi syve, se kanë ly fasadën në momentin që vjen ti, po kur ikën ti ndryshon.

Rama: Më vjen keq tani, nuk është momenti që vij unë, se nuk bëhet kjo brenda ditës se ata nuk e dinin që do vija unë fare, edhe njëherë po ju them që riparimi bëhet nga lart poshtë..

Banorët: Të na japin një firmë që pallati është i sigurtë…

Banorët: Te shtepia ime është hapur, carë tulla, dhe po e mbushin me shkumë dhe po i hedjhin suva sipër..tani unë si mund të hyj aty? Unë e kam parë dhe e kam filmuar atë…

Rama: Po më fal me ça ta mbushin?

Banorët: Akt-konstatimi thotë që duhen hedh tullat në tokë, thotë që është i pabanueshëm por i riparueshëm…

Rama: Po pra i pabanueshëm por i riparueshëm, po të lutem se kjo është punë inxhinierësh, ne s’jemi inxhinierë…

Banori: Nuk kemi parë inxhinierë këtu…jam banor i pallatit.

Rama: Si e dallon inxhinierin kur e sheh?

Banori: E njoh se jam i asaj fushe…

Rama: Çfarë kanë inxhinierët nga pamja, si i njeh, çfarë kanë ndryshe nga ne të tjerët?

Banori: Është me ngjyrë…

Rama: Aaa..mirë. …/abcnews