Quni: Ushtria serbe dje është nisur në drejtim të Kosovës, por ka ndërhyrë menjëherë NATO

E publikuar: 15/03/2019 01:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Anton Quni ka thënë që gjatë ditës së djeshme disa autoblinda serbe janë nisur në drejtim të Kosovës, mirëpo NATO ka ndërhyrë menjëherë dhe ato janë kthyer mbrapa.

“Dje në mëngjes janë nisur disa autoblinda ushtarake në drejtim të Kosovës, mirëpo ka reaguar menjëherë NATO dhe ato janë kthyer mbrapa”, tha Quni në T7.

Ai tha që ushtria e Kosovës dhe ushtria serbe nuk do të përballen njëra me tjetrën.