Quni: S’kam probleme me PDK’në, por me Thaçin, Veselin e Halitin

E publikuar: 02/05/2019 23:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni ka sqaruar përplasjen e tij në Komisionin hetimor për rastin e depërtimit të shtetasve turq, me presidentin Hashim Thaçi.

Quni ka thënë në RTV Dukagjini se problem nuk ka me Partinë Demokratike të Kosovës si tërsi, por vetëm me tre persona.

“Unë nuk ka probleme me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Unë kam probleme me ish-zyrtarin e Drejtorisë Politike [Hashim Thaçi], përgjegjësin kryesor të Shërbimit Informativ të Kosovës [Kadri Veselin] dhe kam problem me zyrtarin më të lartë të Fondit “Vendlindja Thërret” [Xhavit Haliti]”.

Deputeti i LDK-së, ka thënë se me shumicën e deputetëve të PDK-së dhe autoritetet tjera të kësaj partie ka raporte kolegiale, korrekte e miqësore.

“Natyrisht me këta deputetë kemi gërshetime të vlerësimeve e qëndrimeve por gjithmonë brenda një mirëkuptimi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ai thotë se përplasja me Thaçin nuk ishte e planifikuar dhe nuk ka pasur asnjëherë qëllime politike.

“Ne jemi dakordauar që Presidentin ta presim me një kulturë të lartë duke u quar të gjithë në këmbë, por Thaçi nuk ia shtriu dorën Kryetarit të Komisionit, duke e prishur që në fillim atë takim”, tha ndër të tjera Anton Quni.