Quni: Albin, pranoje propozimin e Kryetarit Mustafa, ktheje prapa vendimin për shkarkimin e Agim Veliut dhe hiqe taksën ndaj Sërbisë. Unë gjatë 1 ore të pauzës do të bisedoj me deputetët për ta tërhequr mocionin ndaj Qeverisë

E publikuar: 25/03/2020 16:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtës, Anton Quni, gjatë seancë së thirrur për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë që drejtohet nga Albin Kurti, ka lutur disi këtë të fundit që ta kthej prapa vendimin për shkarkimin e ish/Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe të heq taksën ndaj mallrave që vinë nga Sërbia dhe Bosnja Hercegovina, për t’u mos u prishur koalicioni i shpresës, siç e ka thënë ai.

Tutje, Quni ka thënë se vetë do angazhohet gjatë kohës së pauzës prej një orëshe, që deputetë e LDK’së ta largojnë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

“Kam marrë mandatin nga Kryetati Isa Mustafa, që të bisedoj me ju për të biseduar me ju. Më keni thënë zotëri Albin Kurti, se duhet lufta kundër krimit dhe korrupsionit në shtet. Ju kam thënë më keni prapa dhe s’keni nevojë për ta ruajtur shpinën. Ju e kishit një marrëveshje me Kryetarin Mustafa, që ndo një ministër nuk është në ushtrim të detyrës ta diskutojmë e pastaj të merren masat. Por, nuk e di pse e shkarkuat zotërinë Agim Veliun pa u konsultuar me Kryetarin? Apo nuk kishit guxim të përballeni me temat e mëdhaja në vend. Sa ishit në opozitë keni bërë premtime që mundet të besonte veç ai që beson në baba dimër. Ne që ishim pro koalicionit me ju, me shkarkimin e Veliut, na i keni lidhur duartë. Unë kam një shpresë, me ofertën e Kryetarit Mustafa, ku ka kërkuar që të kthehet ministri Veliu, dhe të hiqet taksa. Albin, është një ofertë që duhet me e pasë një parasysh. Pas pauzës 1 orësh, do kërkoj të hiçet mocioni nëse reflektoni në kërkesat e Kryetarit Mustafa. Kam besom në partneritetin strategjik siç është Amerika, ne jemi këtu pa dijën e NATO’së, jemi në shërbimin e juaj. Urdhëroni ku keni dëshirë të godasim ushtrinë Jugosllave. Të njejtit po e kërkojnë të njejtin besim, keni besim tek ne sepse jemi në anën e juaj, që të jemi faktor për paqë dhe siguri në Rajon. Pse keni dilema cila është rruga e jonë? Unë po e marrë përsipër që brenda një ore të bisedoj me deputetët dhe kryerarin Mustafa, për të gjetur zgjidhje, nëse i pranoni kërkesat e LDK’së. Nga tash e tutje, gjithçka varet nga ju. Nëse e humbni Lidhjen Demokrarike, nuk e di me kënd do të lidhni aleancë, sepse neve nuk po na lejoni me shpreh diçka tjetër përveç votimit ndaj mocionit”, ka thënë në fjalimin e tij, ministri i Mbrojtës, Anton Quni.