QUINT e sqaron: Nuk ndërmjetësojmë e as nuk favorizojmë asnjë parti e as lider

E publikuar: 28/01/2020 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Para takimit të orës 17:00 me krerët e LV-së dhe LDK-së, vendet e QUINT’it kanë lëshuar një komunikatë për media ku sqarojnë se nuk mbështesin ndonjë parti apo kandidat të caktuar për formim të qeverisë së, raporton Gazeta Express.

Vendet e QUINT’it përmes kësaj komunikate kanë sqaruar qëndrimin e tyre për krijimin e qeverisë në Kosovë.

“Siç u cek në deklaratën tonë të 30 gushtit 2019, “Ne përfaqësojmë kombet që janë thellësisht të përkushtuar për një Kosovë demokratike dhe të pavarur”, shkruhet në komunikatë.

Tutje, është bërë e ditur se do të angazhohen vetëm si ndërmjetësues.

“Përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për liderët e Kosovës dhe vetë Kosova qëndron vetëm tek ju, njerëzit e Kosovës. “Ne nuk do të angazhohemi në ndërmjetësim. Ne inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”, shkruhet në njoftim.

Në ora 17:00 në Kuvend të Kosovës është caktuar që të mbahet takimi në mes të përfaqësueses së BE-së në Kosovë, ambasadorëve të vendeve të QUNT-it dhe liderëve të LV dhe LDK-së./GazetaExpress/