Qualcomm premton një procesor të ri për orët inteligjente

E publikuar: 10/05/2018 01:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pothuajse të gjitha orët e reja inteligjente me sistemin operativ Wear OS sjellin diçka të re çdo vit por kanë të njëjtin çip brenda tyre: Qualcomm Snapdragon Wear 2100 i cili daton që nga Shkurti i 2016-ës.

Ca argumentojnë se është ky fakt që po mban peng sistemin operativ Wear OS. Megjithatë ky i fundit ka problem fundamentale më të thella sesa vetë procesori.

Megjithatë Qualcomm ka një plan për këtë vit. Kompania ka nisur punën në dizajnimin e një çipi që funksionon në mënyrë më efektive.

Qualcomm ende nuk është gati të zbulojë specifikat por premton se do të ndryshojë mbarë ekosistemin Wear OS.

Kështu nëse po kërkoni një orë inteligjente, mendohuni dy herë përpara se të investoni në një produkt me Snapdragon 2100. /PCWorld Albanian