Qualcomm: Ja kur teknologjia 5G do të bëhet me të vërtetë praktike

E publikuar: 21/02/2019 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Telefonët e parë 5G kanë filluar të shfaqen me Galaxy S10 ditën e djeshme ndërsa Qualcomm po përgatitet për gjeneratën e dytë.

Kompania prezantoi një modem Snapdragon X55 i cili e përmirëson më tej 5G e telefonëve. Ndryshe nga modemi X50, i riu ofron mbështetje për të gjitha bandat e frekuencave dhe modalitetet e ndryshme të operimit përfshirë kombinimin e spektrave 4G dhe 5G.

X55 është gjithashtu i shpejtë me shkarkim deri në 7Gbps dhe ngarkim deri në 3Gbps.

Por një detaj po aq i rëndësishëm është se modemi i ri bazuar në arkitekturën 7-nanometër duhet të sjellë pajisje më të holla. Një antenë adaptive 100Mhz do të ulë konsumin e baterisë kur jeni në 5G.

Prodhuesi e pajisjeve kanë marrë modelet e para të X55 dhe telefonët e parë do të debutojnë në fund të 2019-ës. Në esencë Qualcomm me këtë modem na tregon se kur 5G-ja me të vërtetë do të bëhet praktike dhe ajo është vala e dytë e telefonëve. /PCWorld Albanian