QKUK: Vdes i aksidentuari

E publikuar: 14/04/2015 11:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ndërruar jetë një person nga Deçani gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

I ndjeri ishte duke u trajtuar në këtë klinikë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në muajin shkurt.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.