QKUK-ja lë aparaturat pa servisim, MSH-ja për 6 muaj çon 600 mijë euro në spitale private

E publikuar: 27/10/2016 07:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) tash dy vjet nuk e ka finalizuar tenderin për servisim të aparaturave të Klinikës së Kardiologjisë.

Si pasojë e prishjeve të shumta të këtyre aparaturave të QKUK-së, spitalet private këtë vit kanë përfituar qindra e mijëra euro. Shkruan sot Koha Ditore. Ndonëse është duke u zhvilluar tenderi për servisim të koronarografit, CT-së, dhe angiografit, ky institucion ka vendosur që të anulojë këtë tender. Aparaturat aktuale që janë në Kardiologji më nuk do të servisohen, ndërsa presin të pajisen me aparatura të reja.

Për mungesë të kompanisë servisuese që do të mirëmbante aparaturat e kësaj klinike, MSH-ja për 9 muaj ka shpenzuar rreth 600 mijë euro. Ndërsa tenderi që QKUK-ja e ka anuluar për këto aparatura ka vlerë rreth 500 mijë euro për tre vjet mirëmbajtje.Në QKUK kanë thënë se tenderin do ta anulojnë për shkak se do të pajisen me aparatura të reja dhe se të vjetrat, edhe pse janë të përdorshme, nuk do t’i servisojnë.