QKUK furnizohet me 26 ultrazë

E publikuar: 11/10/2019 14:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar është furnizuar me 26 ultrazë për nevojat e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Pacientët, por edhe stafi mjekësor më nuk do të ketë mungesë të pajisjeve të tilla për diagnostikim të mirë. Këto pajisje kanë kushtuar 338 mijë e 900 euro, njofton Klan Kosova.

“Dy ultrazë do të shkojnë në Spitalin e Mitrovicës, dy në atë të Vushtrrisë, dy në Ferizaj, dy në Gjilan, dy në Prizren, dy në Gjakovë dhe dy në Spitalin e Pejës”.

“Dy ultrazë do të dërgohen në Klinikën e Gjinekologjisë, një Kirurgji Abdominale, tre në Klinikën e Radiologjisë, një Urologjia, një Emergjenca, një Gastroenterologjia me Hepatologji dhe në Klinika e Anetezionit dhe Mjekimit Intensiv, një në Fiziatri dhe një në Nefrologji”.

“SHSKUK ka iniciuar procedurat për blerje edhe të pajisjeve të tjera që janë të domosdoshme për pacientët”.