QKUK: Do të kryejmë operacione vetëm në rastet urgjente

E publikuar: 15/03/2020 15:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar, ka njoftuar se ka pezulluar punën në ambulanca specialistike dhe ka pezulluar operacionet dhe procedurat e tjera jo urgjente.

Ky vendim, sipas këtij institucioni, vjen pas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë publike, me qëllim të mbrojtjes nga koronavirusi i ri.

.

Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar pesë raste me koronavirusin e ri.