QKU: Rreth 1 mijë pacientë të diagnostifikuar me sklerozë multiple

E publikuar: 31/05/2017 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka shënuar 31 Majin, Ditën Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple. Me këtë rast, u njoftua, se në Kosovë, ka mbi 1000 pacientë me sklerozë multiple, ndërsa vetëm 100 prej tyre marrin terapi imunomodulatore mbështetëse nga ana e shtetit.
“Profesionistë të kësaj fushe, dr. Nexhmedin Shala dr. Afrim Blyta dhe specialistë të tjerë të Klinikës së Neurologjisë dhe Shoqatës së Neurologëve, kërkuan nga vendimmarrësit të shikohet mundësia të ndihmohet kjo kategori e pacientëve për diagnostikim dhe rehablitim dhe trajtim sa më të mirë.

Poashtu, u kërkua mbështetje me terapi imunomodulator për të gjithë pacientët e diagnostikuar me këtë sëmundje.

Në shënim të kësaj dite ishte i pranishëm edhe drejtori i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, zv. Ministri i Shëndetësisë në detyrë, dr. Kadir Hyseini dhe Dr. Valbon Krasniqi nga Kabineti i Ministrit në detyrë.

Shoqata e Neurologëve të Kosovës, nderoi me një mirënjohje drejtorin Gjocaj, për përkrahje të vazhdueshme për pacientët me sklerozë multiple”, njofton komunikata drejtuar mediave.