QKMF në Skenderaj përfiton donacion prej 400 mijë dollarësh

E publikuar: 31/07/2017 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka përfituar donacion në vlerë 400 mijë dollarë paisje mjekësore dhe materiale shpenzuese të cilat janë siguruar nga Globus Relief përmes Islamic Relief Kosova.

Paisjet mjekësore dhe materialet tjera shpenzuese janë produkte amerikane që janë sjellë në Skenderaj dhe të cilat do t’i shërbejnë QKMF-së në rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni drejtori për Shëndetësi në Skenderaj Ever Gashi ka thënë së këto paisje dhe material janë shumë të nevojshme për QKMF-në në Skenderaj dhe ato do të ndikojnë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në këtë institucion.

Ai në emër të Komunës së Skenderajt e ka falenderuar Globus Relief dhe Islamic Relief Kosova për ndihmën e ofruar.

Nuk është hera e parë që Islamic Relief Kosova ndihmon në Skenderaj, kjo organizatë ka ndihmuar herë pas here familjet nevojtare, rasti më i freskët është ai I fshatit Morinë ku kjo organizatë ka financuar vesndosjen e gypit kryesor furnizues për ujë të pijëshëm për këtë fshat.