O’CONNELL: Qindra mijëra euro të Britanisë për largimin e nepotizmit në Kosovë (Video)

E publikuar: 31/05/2018 20:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të Britanisë së Madhe u dedikua në Kosovë përmes Ambasadës Britanike në kuadër të projektit për meritokraci në punësimin e njërzve në postet publike.

Në tre memorandumet e nëshkruara nga Kosovë me këtë ambasadë ishin paraparë monitorimi i proceseve rekrutuese për të evituar lidhjet partiake dhe nepotizmin në përzgjedhje.

Ambasadori Britanik, Ruairi O’Connoll në një intervistë për emisionin ‘Jeta në Kosovë’ foli lidhur me idenë dhe koston e projektit mbi këto memorandume.

“Ka qenë një projekt me qindra mijëra euro pasi ne kemi menduar gjithmonë që problemi i nepotizmit, punësimet sipas lidhjeve politike është një kancer për Kosovën. Ne kemi menduar që nëse ndihmojmë qeverinë ta trajtojë do të kishte vlerë në cilindo fushë”, tha O’conoll.

Ai po ashtu e vlerësoi këtë projekt si gjysmë të suksesshëm por që sipas tij bie në barrën e institucioneve kosovare.

“Gjysë-gjysë. Prej fillimit kemi thënë suksesi i projektit nuk do të ishte sukses i ambasadës, do të ishte sukses i qeverisë ose kuvendit. Projekti ofron mundësinë të tregojnë a ka vullnet ose jo të ndërprejnë praktikën e klientelizmit, nepotizmit”, tha ai.

Në pjesën e dytë të këtij emisioni u transmetua intervista me Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me ndotjen e ambientit.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: