Qielli “shndrit” Kaliforninë, dikush mendoi se erdhën jashtëtokësorët – por ishte krejt diçka tjetër (Video)

E publikuar: 08/10/2018 18:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët në të gjithë Kaliforninë ishin të hutuar dhe të frikësuar natën e së dielës, teksa një objekt i çuditshëm ndezi qiellin.

E teksa me instinktin e parë të shumë njerëzve lindi mendimi se alienit ishin nisur për në Tokë, ajo ishte, në fakt, një nisje raketash SpaceX.

Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura gjatë javës për nisjen e anijes, duket se shumë banorë në Kaliforni nuk e kanë marrë memorandumin.

Në fakt, sipas tendencave të Google, shumë njerëz në zonën e tri shteteve në Kaliforni, New Mexico dhe Arizona ishin të shqetësuar për qiellin që “stërronte” me drita të çuditshme që shfaqeshin herë pas here natën e së dielës.

“Banorët lokalë mund të shohin fazën e parë të Falcon 9 që kthehet në Vandenberg AFB, duke përfshirë djegie të shumta të motorit që lidhen me uljen”, tha forca ajrore në një deklaratë të martën e kaluar.

“Gjatë përpjekjes për ulje banorët nga Santa Barbara, Ventura dhe San Luis Obispo mund të dëgjojnë një më shumë zhurmë”, theksohej në deklaratë.

“Paralajmërim për zhurmën. Nuk është e dëmshme”, njoftoi themeluesi i SpaceX dhe CEO, Elon Musk përpara nisjes, përcjell gsh.

“Veprimtaria shënoi testimin e bërthamës së parë me nisje dhe ulje nga toka e thatë në Bregun Perëndimor për kompaninë. Të gjitha uljet e mëparshme u bënë në platformën e kompanisë”, thuhet në njoftimin e SpaceX.

Kjo ishte ulja e 30-të e suksesshme për SpaceX nga 62 nisjet e përgjithshme dhe 12 nga toka.

Misioni ka nisur satelitin më të ri të Argjentinës, SAOCOMM-1A, që do të përdoret për të gjurmuar fatkeqësitë natyrore si përmbytjet, zjarret dhe derdhjet e naftës nga një orbitë e ulët tokësore prej 620 km.

Përforcuesi i fazës së parë të Falcon 9 u ul në qendër të LZ-4, hapësira e uljes SpaceX në bazën ajrore Vandenburg. Përforcuesi i parë u hodh në veprim në korrik.