Qeverie e ka pase, zgjedhje mbas 30 ose 60 dite! (Video)

E publikuar: 24/10/2016 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kesaj here ne zgjedhje beteja ka me qene PDK-LDK!

Dardan Islami, gazetar ka thane se tashma asht koha e fundit qe liderat me u ungje e me bisedue dhe me nji marreveshje me shkue ne zgjedhje dhe me pa se kush po del i pari.

Ai keto komente i bani ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.

Simbas tij, krejt kjo mvaret prej liderave dhe asht koha e fundit me ule me bisedue ngase jemi tue hy ne nji situate te jashtezakonshme.

Ai ka thane se lufta ka me qene e madhe mes PDK’s dhe Vetevendosjes, dhe se Veseli e ka renin me dale edhe me kallxue veten.

Islami ka thane se keto dy forca nuk munden me e mbajt peng as njana as njana tjeter, tue shtue se tash ka kalue koha e revolucionit.

Simbas tij, asht koha e fundit dhe me u pajtue me nja dy tri pika, per me dale prej kesaj krize.

Derisa per LDK ai ka thane se nuk kane ndonji shprese tue shtue se nese peson nji goditje ajo ka me u konsolidue, perderisa AAK-NISMA simbas tij, ka me qene si parti e koalicionit ne te ardhmen.

Islami ka fole se debati Shqipni-Kosove ka qene totalisht i panevojshem dhe krejtesisht debat koti. Ai ka thane se sot portalet ta bajne politiken, tue shtue se njerezit jane kyqe vetem ne interneta.

Derisa per Malin e Zi dhe shqiptaret, ka thane se ku ka pushtet shqiptaret gjithmone percahen, e kjo simbas tij po ndodh historikisht.