Qeveria e Kosovës thotë se serbët patën drejtë të kthehen në pronat e tyre

E publikuar: 28/08/2016 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës nëpërmes një komunikate për medie ka shprehur keqardhje për incidentet e dhunshme që kanë ndodhura sot në Mushtisht.

Qeveria e Kosovës deklaron se respekton të drejtën e qytetarëve për protestë paqësore dhe konsideron se kërkesat e qytetarëve për zbardhjen e plotë të të gjitha krimeve të luftës dhe dënimin e kriminelëve është plotësisht legjitime.

“Mirëpo, po ashtu, Qeveria e Kosovës konsideron se çdo qytetar i Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, ka plotësisht të drejtë të kthehet në pronat e tij, në mënyrë të papenguar”, thuhet në deklaratë.

Qeveria shton se “kjo është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me të gjitha aktet ligjore, me konventat ndërkombëtare por është në përputhje me traditën, vullnetin dhe vizionin e popullit të Kosovës për bashkëjetesë paqësore.

Ndërkaq, personat që kanë kryer krime gjatë luftës duhet të përballen individualisht me drejtësinë”, përfundon deklarata e Qeverisë.