Qeveria thotë se Haradinaj po kercenon!

E publikuar: 05/10/2015 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra e Kryeministrit të Kosovës reagon ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt lidhun me Marrëveshjen për vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

“Kufini me Malin e Zi, si edhe me vendet tjera fqinje, nuk caktohet simbas vullnetit t’individëve apo partive politike, por mbi bazë të dokumenteve të cilat i vërtetojnë komisionet profesionale dhe i propozojnë Qeverisë deshmimin e vijave kufitare”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

“Vija kufitare me Malin e Zi asht ajo mbi të cilën asht shpall pamvarësia e Republikës së Kosovës dhe në të cilën asht njoft Kosova si shtet sovran dhe i pamvarun. Andaj, kercënimet e z. Haradinaj, nuk janë argumente, por flasin për mungesën e argumenteve”, potencohet në reagimin e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

Kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj, gjatë nji takimi që ka zhvillue me banorët e zonës kufitare me Malin e Zi, u ka thanë se kufini nuk asht çashtje partiake dhe se ata duhet me bisedue me të gjithë.

Ai ju ka premtu atyne se do të bajë të pamundunën që kufini të caktohet drejt dhe ata që e kanë ba ketë ngatërresë, krejtësisht të panevojshme, ta marrin denimin e meritueme.