Qeveria, pa vendim për dorëheqjet e kryetarëve veriorë

E publikuar: 04/01/2019 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ende nuk ka marrë vendim nëse do të pranohen dorëheqjet e kryetarëve serbë të katër komunave veriore të ofruara para më shumë se një muaji në shenjë proteste ndaj vënies së taksës prej 100% ndaj produkteve nga Serbia, shkruian sot Gazeta “Zëri”. 

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, ai i Zubin Potokut, i Zveçanit, si dhe kryetari i Leposaviqit në dorëheqje i Republikës së Kosovës i janë referuar si “Kosova e Metohija”, prandaj dorëheqjet janë dërguar në Zyrën e Ligjore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për t’u vlerësuar nëse janë të pranueshme ose jo.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme në këto komuna.

Në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk kanë dhënë përgjigje nëse është marrë vendimi. Ndërsa në Zyrën e kryeministrit kanë thënë se ende nuk ka vendim.